Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e së hënës Gjakovën, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka mbetur i vrarë, ndërsa një tjetër, Edi Mehmeti (29 vjeç), është plagosur dhe po merr trajtim mjekësor jashtë rrezikut për jetë.
Në një konferencë për media, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se po ndërmerren të gjitha masat për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, i cili aktualisht gjendet në arrati.
“Jemi duke ndërmarrë masa për kapjen e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës dhe një armë e ftohtë. Hetimet janë në fazë fillestare dhe po mblidhen dëshmitë e nevojshme. Dorasi është i njohur për policinë”, tha Elezaj.