Sipas skemës së shpërblimeve të FIFA-s për Botërorin 2026, çdo përfaqësuese që arrin të sigurojë kualifikimin garanton automatikisht të paktën 10.5 milionë dollarë, që përfshijnë rreth 1.5 milionë dollarë për shpenzime organizative dhe 9 milionë dollarë për pjesëmarrje.
Kjo shumë është vetëm baza. Në varësi të rezultateve në turne, përfitimet mund të rriten ndjeshëm. Ekipet që kalojnë fazën e grupeve mund të sigurojnë mbi 15 milionë dollarë, ndërsa avancimi në çerekfinale e çon këtë shumë në rreth 19 milionë dollarë.
Për ekipet që arrijnë në podium, shpërblimet janë edhe më të mëdha: vendi i tretë përfiton rreth 29 milionë euro, finalisti 33 milionë euro, ndërsa fituesi i Kupës së Botës mund të arkëtojë deri në 43 milionë euro.