Në prag të festës së Bajramit, një dedikim emocional nga Selvije Jao ka prekur ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo ka ndarë një mesazh të ndjerë për bashkëshortin e saj, këngëtarin e njohur Shpat Kasapi, duke shprehur mallin dhe mungesën e tij në një moment kaq të rëndësishëm familjar.

“M’plasi kjo zemër nga mungesa jote o jetë, sa të vetëm na ke lënë bashkë me Roelin e nuk e di si do vijë festa e Bajramit pa praninë tënde”, shkruan ajo, duke e shoqëruar mesazhin me një emoji që reflekton dhimbjen dhe mallin e saj.