Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, ka kritikuar raportin mes dy akterëve kryesorë të shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, duke e cilësuar atë si të dëmshëm për interesat e vendit, \

Shala në një intervistë për thekson se marrëdhënia mes tyre, e ndërtuar fillimisht mbi premtime për zhvillim, bashkim kombëtar dhe integrim euroatlantik, ka rezultuar në një mashtrim të madh ndaj qytetarëve dhe vetë shtetit të Kosovës.

Ai paralajmëroi se dëmi është i prekshëm në aspektin politik dhe ndërkombëtar, duke theksuar se imazhi i Kosovës është dëmtuar rëndë dhe se tani po cenohet edhe sovraniteti.

“Relacioni i dy aktereve kryesore të shtetit të Kosovës, aktualisht, të cilët kanë ardhur me platformë, me retorikë për zhvillim, për bashkim kombëtarë, për integrim të Kosovës në strukturat veriatlantike ka rezultuar me një mashtrim të madh në raport me vendin, me historinë, kulturën dhe arsimin. Ka rezultuar me një mashtrim të madh që i është bërë shtetit të Kosovës dhe ka rezultuar me një pabesi të madhe mes tyre në rend të parë, pra dëmi është jashtëzakonisht i prekshëm politikisht dhe ndërkombëtarisht për Kosovën dhe shtetin e saj, është lënduar shumë imazhi dhe tani po cenohet edhe sovraniteti”, tha ai.

Ai theksoi se përplasjet dhe polemikat mes Osmanit dhe Kurtit, të cilat i quajti artificiale, kanë prodhuar pasoja serioze politike dhe institucionale.

“Në kohën e polemikave ekstreme krejtësisht artificiale të dy akterëve kryesorë që kanë dominu skenën politike në 10 vitet e fundit, tashmë po rezulton se ne po humbim sovranitet në arsim, në shëndetësi e në shumëcka tjetër”, përfundoi Shala, për GoFact.NEWS