Një person dyshohet se ka vdekur në Qendrën Emergjente në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Siç mëson gazetarja e Klan Kosova, Arbreshë Uka, viktima është i moshës rreth 30 vjeçare dhe është pranuar në QE, ku ka marrë ndihmën shëndetësore, por pavarësisht masave të ekipit kujdestar, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.