Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy fëmijëve është regjistruar pasditen e sotme në Durrës.

Katër fëmijë kanë qenë duke luajtur në trotuar, kur një automjet i drejtuar nga Nikoll Radaçi ka humbur kontrollin dhe ka përplasur tre prej tyre.

Si pasojë e përplasjes, dy të mitur , të moshës 10 vjeç, kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, nën kujdesin e mjekëve. Njëri prej fëmijëve ka shpëtuar pa lëndime.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit menjëherë pas ngjarjes, duke braktisur automjetin, por është arrestuar më vonë nga policia.

Burime bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.