Kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, kishte publikuar më 10 prill një status në rrjetet sociale ku ironizonte me kryetarin e komunës, Sami Lushtakun, duke e quajtur “Sami Serbia”.

Në postimin e tij, Mehani shkruante:

“Sami Serbia 😊 po na prish me Amerikanët duke i mshele strukturat paralele pa koordinim me miqtë tanë amerikanë.

Rrnoftë Amerika dhe miqtë tanë, poshtë Sami Serbia 😀

Ky status është rikthyer në vëmendje pas përleshjes që ndodhi sot në Skenderaj, ku u raportua për tensione dhe incident ndaj Mehanit.

Pas ngjarjes, ka reaguar edhe Sami Lushtaku, i cili tha se etiketimet ndaj tij nuk tolerohen nga qytetarët.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan”, ka shkruar Lushtaku.