Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Serbia duhet të marrë përgjegjësi për sulmin në Banjskë, duke theksuar se moszotimi për këtë çështje nuk duhet të kalojë pa pasoja në rrugën e saj drejt BE-së.
“Sa i përket Serbisë dhe anashkalimeve që janë bërë në të kaluarën, përkushtimi ndaj rastit të Banjskës dhe moszotimi i tyre nuk duhet të kalojë i tillë pa reflektim”, u shpreh Kos në një konferencë për media në Prishtinë, pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Kos zhvilloi takime edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, duke e bërë këtë vizitën e saj të parë në vend që nga marrja e detyrës në vitin 2024.
Vizita e saj në Prishtinë vjen pak javë para zgjedhjeve të reja të parakohshme që do të mbahen më 7 qershor në Kosovë.