Ish-konkurrentja e BBVK, Kader Kicaj, ka tërhequr vëmendjen me një reagim të saj në rrjetet sociale lidhur me situatën mes dy banorëve të BBVA, Mateos dhe Brikenës.

Përmes një “story”, Kader ka ndarë një mesazh mjaft domethënës, duke lënë të kuptohet mbështetja e saj ndaj çiftit në një moment që po përflitet si krizë brenda shtëpisë.

“Dy të rinj mes presionit e thikave prapa shpine… Në fund të ditës ajo që mbetet është e vërteta. Dashuria dhe sinqeriteti gjithmonë gjejnë rrugën e tyre për të triumfuar…” – shkruan ajo.

Në fund të mesazhit, Kader i drejtohet drejtpërdrejt Brikenës me fjalët: “Briki, forca drejt finales dhe fitores

❤️