Spektakli i mbrëmshëm ka lënë pas tensione të forta brenda shtëpisë, ku protagonistë absolutë janë bërë Miri dhe Mateo.
Pas Prime-t, një debat i ashpër mes të dyve ka kaluar limitet e lojës nga ana e Mirit, duke bërë që rrjeti të ziejë nga reagimet dhe kërkesat për masa ekstreme nga produksioni.
Gjatë debatit ballë për ballë, Miri e ka kërcënuar Mateon duke i thënë se do të “takohen jashtë”. Kur Mateo e pyeti hapur nëse ky ishte një kërcënim, Miri e pohoi pa hezitim duke shkuar edhe më tej.
Ai përdori fjalë të rënda duke përfshirë familjen: “Jo ty, por kush të ka bërë ty dhe gjithë Shqipërinë”. Kur Mateo e pyeti se çfarë do të bënte, ai ia preu shkurt: “Do ta tregoj jashtë!”.
Kjo video ka bërë menjëherë xhiron e të gjitha rrjeteve sociale, duke ngjallur indinjatë të madhe te ndjekësit. Komentues të shumtë po kërkojnë me ngulm një “Zarf të Zi”, pasi e konsiderojnë këtë gjuhë presioni dhe ofendimi familjar krejtësisht të papranueshme për formatin.