Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtine, në rrugën drejt Albi Mall, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitë e policisë dhe emergjencës, të cilat kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën dhe për të ofruar ndihmë të lënduarve.
Ende nuk dihet saktësisht numri i personave të lënduar.
