Një nga misteret më të mëdha të Shqipërisë në 25 vitet e para të shekullit XXl, zhdukja e 6-vjecares Bleona Mata më 22 maj 2010 në fshatin e saj.

Pas 16 vitesh, nënë e saj, Bukurie Mata, rikujtoi në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, momentet e fundit para se e bija të zhdukej pa lënë gjurmë.

Sipas saj, ngjarja ndodhi rreth orës 17:40 të pasditës së 22 majit, kurBleona po luante me bashkëmoshataret pranë një dyqani në fshat.

Ajo rrëfen se vajza e xhaxhait të Belonës, Qamilja e mori me vete me pretekstin për të shkuar në mal.

”22 maj , ditë e shtunë, ehde ,e orë e mbaj mend. Ishte ora 5:40 e pasdites, kur vajza luante me shoqet para dyqanit. Qamilja ishte organizuar të merrte një grep dhe ai ‘grep’ u bë shkak për zhdukjen e Bleonës”, kujton Bukurie Mata me sytë e përlotur.

Sipas dëshmisë së nënës, Qamilja, e cila në atë kohë ishte 17 vjece, ishte e afërme e familjes( vajza e xhaxhait të Bleonës) dhe e mori Bleonës së bashku me pesë vajza të tjera më të rritura, për t’u ngjitur në mal pa dijeninë e saj.

Bukurie Mata thotë se vajzat, pasi u kthyen nga mali, pretenduan se kishin qenë duke ngrënë drekë, edhe pse në fakt ishte pasdite.

Sipas saj, ato ishin ngjitur rreth 20 minuta më lart në mal së bashku me vajzën e vogël.

Ajo kujton gjithashtu momentin kur familjarët nisën të kuptonin se dicka nuk shkonte, ishte halla e Bleonës e cila e kishte telefonuar për ta pyetur nëse mbesa isht ekthyer në shtëpi.

Menjëherë ata ishin futur në kërkime.

”800 veta kemi qenë në mal, i tërë fshati, gra, burra, fëmijë… të gjithë”, kujton mamaja e Bleonës, por policinë e kishin telefonuat veteëm pas orës 23:00, kur vetë nuk mundën ta gjenin të voglën.

Megjithatë, pavarësisht kërkimeve, Bleona nuku gjet kurrë.

Nëna e saj shpreh se pas 16 vitesh ende nuk ka hequr dorë nga kërkimi për të bijën, ndërsa frika e saj është se vajza mund të jetë nxjerrë jashtë vendit.

Sipas saj, në të njejtën ditë inaugurohej edhe Tuneli i Kalimashit, cka mund të ketë lehtësuar lëvizjen drejt kufirit.