“E godita në fytyrë me grusht, nuk e di sa herë. Bërtiti pak.”

Kështu ka rrëfyer në gjyq 24-vjeçari Mark Samson, duke treguar për herë të parë çfarë ndodhi para se të vriste ish-të dashurën e tij, studenten shqiptare 22-vjeçare Ilaria Sula. Pas tre orësh marrje në pyetje, ku herë tentoi të ndryshojë versionin dhe herë të ulë përgjegjësinë, ai bëri pranimin e parë për dhunën para vrasjes.

“Nuk e godita vetëm për mesazhet. Kisha shumë zemërim të mbledhur, nuk di çfarë më ndodhi”, tha ai.

Është hera e parë, gati një vit pas ngjarjes së 26 marsit 2025, që i riu, i cili është në gjyq për vrasje me dashje me motive të dobëta dhe me paramendim, pranon se e kishte goditur me grushte vajzën. Më parë, edhe pse kishte pranuar vrasjen, ai kishte deklaruar se e kishte goditur me bërryl përpara se ta qëllonte me thikë. Tani ndryshon version dhe shpjegon arsyen.

Kisha lexuar bisedat e saj, u zemërova dhe e godita. Por nuk ishte vetëm për mesazhet. Një pjesë e mavijosjeve në dorë i kam marrë duke e goditur atë. Mbaj mend që bërtiti pak”.

Në sallën e gjyqit, prokurorja i tregoi edhe fotot e fytyrës së dëmtuar të vajzës. Mbrëmjen e asaj dite lidhja kishte marrë fund.

“Ajo donte të më linte, por e bëra unë i pari. Ajo më tha: ‘Po ti po më lë mua?’ Por më pas më tha se për të gjithsesi kishte mbaruar. Kisha emocione negative, kisha mbledhur zemërim sepse gjithmonë isha unë që kërkoja falje. Atë mëngjes, në dhomën time, Ilaria më shikonte dhe unë lexova tek ajo një ajër sfide. Dhe nuk kisha parë të gjitha bisedat e saj me një tjetërKisha emocione negative, kisha mbledhur zemërim sepse gjithmonë isha unë që kërkoja falje. Atë mëngjes, në dhomën time, Ilaria më shikonte dhe unë lexova tek ajo një ajër sfide. Dhe nuk kisha parë të gjitha bisedat e saj me një tjetër”, rrëfeu ai.

Para se të fliste për grushtet, babai i 22-vjeçares u largua nga salla i tronditur, i paaftë të dëgjonte si ishte vrarë e bija. Edhe nëna e saj e ndoqi menjëherë për ta mbështetur. Gjatë dëshmisë, i riu pranoi edhe se kishte gënjyer vazhdimisht vajzën.

“Është e vërtetë, i kam treguar shumë gënjeshtra. Nuk ishte e vërtetë që po merrja dy diploma dhe as që kisha mesatare 27. Ajo e kishte zbuluar. Më tha se i kisha thënë gjithmonë të pavërteta dhe më ktheu unazën dhe letrën e fejesës”.