Të martën dhe të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke dhuruar spektakël dhe emocione të mëdha për tifozët e futbollit.

Pas përfundimit të këtyre përballjeve, në çerekfinale janë kualifikuar tetë skuadra të mëdha: Real Madrid, Arsenali, PSG, Sporting Lisbona, Barcelona, Liverpooli, Bayern Munich dhe Atletico Madrid.

Ndërkohë, faqja zyrtare e Champions League ka publikuar edhe formacionin më të mirë të javës, ku përfshihen lojtarët që spikatën me performancat e tyre në këtë fazë vendimtare.

Formacioni i javës:

Safonov; Stanishiq, Konate, Gonçalo Inácio, Araujo; Rice, Szoboszlai, Xavi Simons; Trincão, Raphinha, Vinicius Jr.