Janë dënuar me gjithsej 75 vjet burg pesë të akuzuarit në rastin e 400 kilogramëve kokainë të sekuestruar, që dyshohet se kishin ardhur nga Brazili.

Sipas vendimit:

  • Izet Sheqiri është dënuar me 20 vjet burg
  • Faton Vrajolli me 20 vjet burg
  • Kadri Sheqiri me 15 vjet burg
  • Kadri Brahimi me 10 vjet burg
  • Fehmi Bytyqi me 10 vjet burg

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për këtë rast, ishin të akuzuar pronari i kompanisë “MC FOOD”, Izet Sheqiri, si dhe Faton Vrajolli, Kadri Sheqiri, Kadri Brahimi, Fehmi Bytyqi, Hyzri Sheqiri dhe Naim Morina.